Një grua është raportuar e zhdukur në Prishtinë.
Sipas ankueses prej 23 majit nuk dihet vendndodhja e viktimës.
Rasti po hetohet.
“PERSON I ZHDUKUR – Prishtinë / 23.05.2025 – 19:30. Ankuesja femër kosovare me datë 25.05.2025 ka raportuar se viktima femër kosovare prej datës 23.05.2025 ishte larguar dhe nuk dihet për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.



