spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
17:21
HomeSiguriaPoliciaGjatë punimeve në Mitrovicë e Veriut zbulohet një granatë dore

Gjatë punimeve në Mitrovicë e Veriut zbulohet një granatë dore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një mjet i dyshimtë, që rezultoi të jetë granatë dore e modelit M-75, është gjetur sot në rrugën “Xhon Kenedi” në Mitrovicën e Veriut, gjatë punimeve për rregullimin e trotuareve nga një kompani ndërtimi.

Rreth orës 14:28, rasti është raportuar në Stacionin Policor të Mitrovicës Veriore.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi duke dalë në vendin e ngjarjes, ku menjëherë është bërë sigurimi i perimetrit dhe ndërmarrja e masave për garantimin e sigurisë publike.

Në vendngjarje ka dalë edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (EOD), e cila ka bërë tërheqjen e mjetit shpërthyes. Pas ekzaminimit, u konfirmua se bëhet fjalë për një granatë dore M-75, prodhim serb.

- Advertisement -

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të cilësohet si: “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll dhe shfrytëzim i paautorizuar i armëve.”

Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe ka ftuar qytetarët që të raportojnë menjëherë çdo rast të dyshimtë apo të rrezikshëm në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt policor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat