spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
14:26
HomeEx-BRSSInvazioniVazhdojnë bisedimet në Stamboll, Rusia kërcënon Ukrainën me sulme bërthamore

Vazhdojnë bisedimet në Stamboll, Rusia kërcënon Ukrainën me sulme bërthamore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Delegacioni i Ukrainës dhe ai i Rusisë, po mbajnë takimin e radhës në Stamboll, vetëm një ditë pas sulmeve të dyanshme.

Delegacioni ruis udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, një ndihmës i Vladimir Putinit, i cili udhëhoqi bisedimet në raundin e mëparshëm të negociatave.

- Advertisement -

Delegacioni i Ukrainës kryesohet nga Ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov.

Pas sulmeve të mbrëmshme të Ukrainës brenda Rusisë, mediat në këtë vend raportojnë se në Moskë janë rritur kërcënimet për një sulm bërthamor ndaj Ukrainës.

- Advertisement -

Ndërkohë në Gjermani, raportojnë se kancelari i këtij vendi do të kërkojë një “armëpushim të drejtë” kur të zhvillojë takimin e tij të parë ballë për ballë me Donald Trump këtë të enjte.

“Objektivat e qeverisë janë të qarta dhe kancelari do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të lobuar tek presidenti i SHBA-së për një armëpushim të drejtë, përfshirë kërcënimin me sanksione”, tha zëdhënësi i tij.

Merz është në dijeni të një shtytjeje për sanksione më të ashpra kundër Rusisë nga senatori amerikan Lindsey Graham, shtoi zëdhënësi, por ai nuk do të ndërhyjë në procedurat e brendshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat