spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:31
HomeEx-BRSSInvazioniUkraina dhe Rusia merren vesh për shkëmbimin e të burgosurve, Trump gati...

Ukraina dhe Rusia merren vesh për shkëmbimin e të burgosurve, Trump gati të organizoj takimin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Delegacionet ruse dhe ukrainase kanë rënë dakord për shkëmbimin e të burgosurve “të gjithë për të gjithë” dhe kthimin e trupave të rreth 6,000 ushtarëve.

Më parë, delegacioni ukrainas kishte akuzuar Moskën se vazhdon të refuzojë idenë e një armëpushimi pa kushte.

- Advertisement -

Kievi ka propozuar një takim deri në fund të qershorit për të arritur përparim, tha delegacioni.

Mediat ndërkombëtare kanë njoftuar se Rusia ka propozuar nënshkrimin e një memorandumi përmban dy pjesë dhe që sipas shpjegimeve, është krejtë kundër Ukrainës, ani se nga kjo e fundit nuk ka pasur reagim.

- Advertisement -

I pari përshkruhet si “parametrat kryesorë të zgjidhjes përfundimtare”. Ai i bën thirrje Ukrainës të njohë territoret e pretenduara nga Rusia si ruse, të ruajë neutralitetin, të zvogëlojë numrin e ushtarëve të saj dhe të refuzojë të kërkojë dëmshpërblime. Moska gjithashtu kërkon heqjen e të gjitha sanksioneve.

Një opsion i dytë quhet një “propozim pakete” dhe përfshin kërkesa që përfshijnë fillimin e çmobilizimit të Ukrainës, ndërprerjen e furnizimeve me armë të huaja, heqjen e ligjit ushtarak dhe mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Ukrainë.

Pas këtyre bisedimeve, administrata amerikanë, ka shprehur gatishmërinë për të mbajtur një takim ku do merrnin pjesë Zelenski dhe Putini.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, është pyetur nëse Trump do të merrte pjesë në një takim me Zelenskyn dhe Putinin, të sugjeruar sot nga Erdogan.

“Trump është “i hapur për këtë dhe dëshiron që udhëheqësit të ulen në tryezë”, tha Leavitt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat