Nga data 5 deri më 10 qershor, në Shëngjin, Lezhë, do të zhvillohet festivali muzikor UNUM, një prej ngjarjeve më të pritura verore në bregdetin shqiptar.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot pamje nga përgatitjet intensive për këtë aktivitet, duke e cilësuar festivalin si një “pikëtakim të përvitshëm për mijëra turistë dhe artdashës nga e gjithë Evropa”.
“5 ditë e netë fantastike të festivalit muzikor që është pikëtakimi i përvitshëm për mijëra turistë e artdashës nga gjithë Europa me skenografi rërën, pishat dhe detin, por edhe një pasaportë prezantuese e aktiviteteve verore në bregdetin shqiptar”, u shpreh Rama.
Festivali UNUM për të gjashtin vit radhazi pritet të sjellë një atmosferë unike dhe të nxisë turizmin në zonën e Shëngjinit gjatë sezonit veror.
Mbi 90 artistë është parashikuar të performojnë gjatë këtyre 5 ditëve.



