spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
12:55
HomeSiguriaPoliciaDy të arrestuar në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Dy të arrestuar në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Komoran, më 6 qershor 2025, rreth orës 00:30.

Të dyshuarit, në gjendje të dehur, i kanë zënë rrugën një mashkulli kosovar, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë marrë automjetin.

- Advertisement -

Viktima ka deklaruar se të dyshuarit posedonin një thikë dhe një armë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Komoran 06.06.2025 – 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në gjendje të dehur, me veturën e tyre, i kanë zënë-bllokuar rrugën viktimës mashkull kosovar i cili ishte me automjet dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, i kanë marrë automjetin. Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin një mjet të mprehtë-thikë dhe një armë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat