spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:53
HomeSiguriaUshtriaAlarm i konfirmuar: Ushqimi i Ushtrisë së Kosovës në…

Alarm i konfirmuar: Ushqimi i Ushtrisë së Kosovës në…

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/FSK: Alarm i konfirmuar: Ushqimi i Ushtrisë së Kosovës në qendër të skandalit për shkelje të procedurave

Shoqëria civile, përmes projektit “CorrWatch” të financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme Britanike, ka ngritur shqetësime serioze mbi procedurat e furnizimit me ushqim për Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK), të zbatuara nga Ministria e Mbrojtjes (MM). Organizatat që kanë monitoruar këto shkelje në prokurimet publike theksojnë se emergjenca e krijuar është rezultat i neglizhencës dhe veprimeve të kundërligjshme nga ana e Ministrisë.

- Advertisement -

Sipas raportit, Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar një procedurë të negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, duke u thirrur në emergjenca ekstreme, çka përbën shkelje të nenit 35 të Ligjit për Prokurimin Publik (LPP). Gjatë këtij negocimi janë ftuar vetëm tre operatorë ekonomikë, gjë që ka shkelur nenin 7.1 të ligjit, i cili ndalon reduktimin ose eliminimin e konkurrencës. Për më tepër, kontratat janë dhënë kompanive që nuk kanë përmbushur kriteret e kërkuara në dosjen e tenderit.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar anulimin e këtij aktiviteti të prokurimit më 15 tetor, por sipas CorrWatch, Ministria ka dështuar të përmbushë obligimet ligjore.

- Advertisement -

CorrWatch i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të reflektojnë mbi këto shkelje dhe të zbatojnë standardet e duhura për të siguruar transparencë dhe konkurrencë të ndershme.

Ky reagim është pjesë e projektit “Mbështetje për Shoqërinë Civile për të Rritur Mbikëqyrjen Publike dhe Llogaridhënien e Institucioneve Publike të Kosovës,” i zbatuar nga organizatat e shoqërisë civile dhe financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat