spot_img
E mërkurë, 22 Prill, 2026
11:52
HomeKosovaAbdixhiku: Të punojmë për shtetin, kështu sakrifica e Bujar Bukoshit bëhet e...

Abdixhiku: Të punojmë për shtetin, kështu sakrifica e Bujar Bukoshit bëhet e realizueshme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lidhja Demokratike e Kosovës organizoi një mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se Bukoshi mbeti një figurë me vizion dhe bindje të palëkundur për shtetin e Kosovës, duke theksuar rolin e tij si bashkëkrijues i partisë.

- Advertisement -

“Sot, kur shikojmë prapa e kuptojmë se sa e madhe ishte barra që mbajti. Historia jonë politike shpesh u bë e ashpër, ai mbeti figurë me vizion dhe me bindjen që Kosova do të bëhet e drejtë. Ishte bashkënënshkrues i deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Nga marsi i vitit 2011 shërbeu si zëvendëskryeministër. Ne nuk e ndajmë vetëm dhimbjen, por e ndajmë përgjegjësinë që amanetin e tij ta çojmë përpara. Ne jemi brezi për ta ruajtur trashëgiminë. Të punojmë për shtet sepse vetëm kështu sakrifica e Bukoshit bëhet e realizueshme. Ai ishte njëri ndër themeluesit tanë dhe pa të nuk mund të kuptohet historia e LDK-së. Ne do ta kuptojmë si bashkëthemelues të partisë, ne do ta kujtojmë përherë si njeriun që na mësoi shërbimin ndaj vendit”, tha Abdixhiku.

Ora Bukoshi, vajza e Bujar Bukoshit, u shpreh me emocion se për familjen ai ishte prind, bashkëshort e gjysh i përkushtuar.

- Advertisement -

Ajo shtoi se fakti që veprat e tij vlerësohen, familja gjen ngushëllim për humbjen e tij.

“Për ne ishte gjithnjë këtu, për ne ishte prind, bashkëshort e gjysh me plot dashuri dhe përkushtim për familjen. Sot më zbehen fjalët. Ai sigurisht do të hidhte element humori. Në dhimbjen tonë është ngushëllim i madh kur veprat e tilla vlerësohen”, tha ajo.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat