spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:31
HomeSportDistria kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Distria kalon në çerekfinale të Kampionatit Botëror

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Distria Krasniqi e ka fituar edhe luftën e dytë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Xhudistja pejane ka arritur t’i fitojë dy luftërat e para në kategorinë deri në 52 kilogramë.

- Advertisement -

Pasi mposhti kundërshtaren braziliane, Jessica Pereira, në raundin e dytë, Distria ishte superiore edhe ndaj Francine Echevarria të Puerto Ricos.

Edhe këtë ndeshje, kampionia jonë e fitoi me ippon, pasi Echevarria bëri tri gabime.

- Advertisement -

Me këtë fitore, Distria kalon në çerekfinale, ku do të ndeshet me hungarezen Reka Pupp.

Ndryshe, Akil Gjakova do të ndeshet të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat