Dy nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, 2TON dhe Dafina Zeqiri, kanë bashkuar forcat sërish për projektin më të ri muzikor, të titulluar “PIJA”.
Por ajo që e bën këtë projekt edhe më të veçantë, është fakti se videoklipi është realizuar tërësisht me inteligjencë artificiale (AI) – një risi në tregun muzikor shqiptar.
“PIJA” është një miksim perfekt i ritmeve moderne dhe energjisë verore, e prodhuar nga Nego, ndërsa për melodinë janë përkujdesur vetë 2Ton dhe Dafina.
Teksti është shkruar nga një ekip kreativ që përfshin 2Ton, Dafina Zeqiri, Ghulo dhe Ron Kai.



