spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:29
HomeTeknologjiTesla pran një revolucioni të ri, prezanton makinën që bateria i mbushet...

Tesla pran një revolucioni të ri, prezanton makinën që bateria i mbushet me valë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Tesla prezantoi modelin e konceptit të prototipit të CyberCab, shefi Elon Musk njoftoi se modeli i ri, nuk do të kishte një portë karikimi.

Ky model do të karikohet përmes valëve dhe një video që ka rrjedhë në internet, ka treguar formën se si mund të realizohet mbushja.

- Advertisement -

Karikimi me valë ka filluar të hyjë në teknologjinë e telefonave të mençur, por deri më tani nuk ka qenë e pranishme në pjesën e veturave.

Duket sikur pajisjet e karikimit të Cybercab janë të vendosura në pjesën e pasme të makinës, poshtë bagazhit dhe (me sa duket) pranë boshtit të pasmë të makinës.

- Advertisement -

Në tokë, shtrihet një shesh karikimi me valë, që në mënyrë efektive nuk duket aq i ndryshëm nga ai që do të përdorni në një pajisje celulare. Makina fillon karikimin pa probleme, me shpejtësi 25 kW.

Emisioni i njohur Top Gear, raportoi se Tesla synonte një distancë prej 200 miljesh dhe një vlerësim efikasiteti prej 5.5 kWh për milje. Nëse ndajmë 200 milje me 5,5, jemi në 36,3, që është në rrugën e duhur për 35-36 kWh që ishte hamendësuar.

Demonstrimet, ekranet dhe animacionet e shkëlqyeshme janë të lehta për t’u gjeneruar nga çdo stilist apo artist në industrinë e automobilave që ia vlen të provohet.

Nëse ndonjë nga këto do të dalë ndonjëherë në treg apo jo, do të na duhet vetëm të presim dhe të shohim.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat