spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
09:49
HomeSiguriaPoliciaSkandal financiar: 65 zyrtarë të suspenduar u shpërblyen me 55 mijë euro...

Skandal financiar: 65 zyrtarë të suspenduar u shpërblyen me 55 mijë euro shtesa

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar të dhënat e pasqyrave financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme për vitin 2024.

Në këtë raport të ZKA-së u trajtua edhe Kompensimi i shtesave jo në përputhje me rregulloren.

- Advertisement -

Sipas të dhënave nga ky raport, 65 zyrtarë policorë të suspenduar kishin marrë edhe shtesat për punët specifike, pa punuar fare.

Në vitin 2024 ato kapin shumë e 55 mijë e 550 eurove.

- Advertisement -

“Përfitues të kësaj shtese ishin edhe stafi policor i Kosovës. Ne identifikuam se shtesën e plotë për kushte specifike të punës ishin duke e marrë edhe 65 zyrtarë policor të suspenduar, bazuar në listën e pagave të ofruara nga PK edhe pse ata nuk ishin duke e ushtruar funksionin e rrjedhimisht edhe nuk kishin ndonjë rrezikshmëri. Në vitin 2024 për zyrtarët e suspenduar shtesat për kushte specifike të punës ishin në vlerë prej 55,550€, (përderisa pagën ishin duke e marrë prej 50% siç parashihet me rregullore)”, thuhet në raport transmeton Klankosova.

“Sipas zyrtarëve përgjegjës kjo kishte ndodhur si rezultat i kohës së shkurtër për dërgimin e listave me personat e kualifikuar për shtesën për kushte specifike. Ne vlerësojmë se gjatë vitit nuk ishte ndërmarrë ndonjë veprim konkret për të shqyrtuar çështjen e zyrtarëve policorë të suspenduar nëse edhe ata duhet të përfitonin këtë shtesë”.

Cili është ndikimi i këtyre pagesave?

– Pagesat e shtesave për kushtet specifike për zyrtarët e suspenduar dhe jo në përputhje me rregulloren ndikon në dëmtimin e buxhetit të Ministrisë dhe mund të reflektoj në de-motivimin e zyrtarëve tjerë policor të cilët përballen direkt me rrezikshmërinë e jetës gjatë punës në teren.

Çka rekomandon raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit?

– Ministri në koordinim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë duhet të sigurojnë që pagesat e shtesave për kushte specifike të punës jepen vetëm për stafin që gjatë operimit në punë ballafaqohet me rrezikshmëri siç është specifikuar në kriteret e rregullores për përfitimin e kësaj shtese.

Çka përfshijnë pagesa e shtesave për kushte specifike të punës?

– Në raportin në fjalë thuhet se Rregullorja (QRK) nr. 08/2023 Shtesat për të Punësuarit në Sektorin Publik, në nenin 6 pika 1 përcakton se Shtesa për kushte specifike të punës është shtesë mujore që përfitohet nga zyrtarët publik dhe të punësuarit e tjerë që janë të ekspozuar ndaj rrezikshmërisë së shtuar në vendin e punës ose kanë kushte specifike të punës që rrezikojnë jetën dhe/apo shëndetin. Kurse pika 2 e nenit 6 specifikon se kategoritë e pozitave që do ta marrin këtë shtesë duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim: – hetimi në teren, ku për shkak të detyrës përballen në mënyrë të drejtpërdrejtë me rrezikshmërinë e jetës gjatë punës; dhe – kryerja e detyrave në operacione të rrezikshme, të cilët për shkak të detyrës përballen në mënyrë të drejtpërdrejtë me rrezikshmërinë e jetës gjatë punës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat