Shtatë persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident trafiku mes dy veturave në Vitomiricë të Pejës.
Driton Rugova, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës, tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 17:25, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Vitomiricë-Pejë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit shtatë (7) persona kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova.



