spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
08:16
HomeSiguriaPoliciaAhengu u kthye në alarm

Ahengu u kthye në alarm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia ndërhyn pas të shtënave në një dasmë – konfiskon pistoletë dhe gëzhoja, i dyshuari në ndalim për 48 orë.


Një aheng familjar në jug të Mitrovicës është kthyer në skenë hetimesh policore pasi në mesditën e së shtunës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

- Advertisement -

Sipas Policisë, menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë lokalizuar vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprime operative. Në një lokacion ku po mbahej një aheng familjar, Policia ka konfiskuar një armë zjarri e llojit pistoletë si dhe shtatë gëzhoja, të cilat u gjetën në vendin e ngjarjes.

I dyshuari, B. A., 30 vjeçar dhe shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar për intervistim dhe ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, me vendim të prokurorit kompetent.

- Advertisement -

Ndaj tij është iniciuar procedurë për veprat penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim i armës”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat