spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
08:21
HomeSiguriaPoliciaTragjedi në magjistralen Ferizaj–Prishtinë: Një i vdekur nga aksidenti

Tragjedi në magjistralen Ferizaj–Prishtinë: Një i vdekur nga aksidenti

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të së dielës në Ferizaj, ku një person humbi jetën.

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

- Advertisement -

Sipas Veselit, viktima është i moshës 28-vjeçare.

”Më 29.06.2025, rreth orës 03:00, në rrugën magjistrale Ferizaj – Prishtinë, në fshatin Muhovc të Ferizajt, është raportuar për një aksident me pasoja fatale. Në aksident është përfshirë një veturë e tipit Fiat me targa vendore, që drejtohej nga një person, mashkull, 28 vjeç. Sipas hetimeve fillestare, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, me ç’rast vetura ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rajonal të Ferizajt, autoambulanca dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e drejtuesit të automjetit. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat