spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
05:52
HomeSiguriaPoliciaDy të lënduar në aksident trafiku në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë

Dy të lënduar në aksident trafiku në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

- Advertisement -

Ahmeti për media ka njoftuar se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

‘‘Sot rreth orës 09:40 kemi pranuar informatën se në rrugën  Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal’’, thuhet në përgjigjen e policisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat