spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:35
HomeEx-BRSSInvazioniTrump: Sistemi Patriot shkon në Ukrainë përmes NATO-s

Trump: Sistemi Patriot shkon në Ukrainë përmes NATO-s

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA ka arritur një marrëveshje me NATO-n që përmes saj dërgojë armë në Ukrainë dhe se NATO do të paguajë për këto armë “njëqind për qind”.

“Ne po i dërgojmë armë NATO-s dhe NATO po paguan për këto armë, njëqind për qind. Ne do t’i dërgojmë NATO-s sistemin Patriot dhe më pas NATO do t’i shpërndajë ato”, tha ai.

- Advertisement -

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha gjithashtu më herët të enjten se Shtetet e Bashkuara po bisedojnë “në mënyrë aktive” me vendet në Evropë për ndarjen e raketave Patriot me Ukrainën.

“Ka sisteme mbrojtëse të tjera Patriot dhe ka mundësi të tjera. Vendet që kanë porositur  Patriot dhe që janë gati të marrin dërgesa të tyre, do të ishte mirë nëse njëra prej tyre do të ofrohej vullnetare për ta shtyrë atë dërgesë dhe për ta dërguar atë në Ukrainë”, u tha Rubio gazetarëve në Kuala Lumpur, Malajzi, pas takimit me Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov.

- Advertisement -

Më herët këtë javë, Trump la të kuptohej se administrata po shqyrtonte nëse do të dërgonte një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë.

“Atyre do t’u pëlqente, e kanë kërkuar — janë vërtet shumë të rralla, sepse shumë sisteme janë dërguar në Ukrainë”, tha Trump të mërkurën. “Por ata do të donin, e di që e kanë bërë kërkesën. Do të duhet ta shqyrtojmë. Sistem shumë i shtrenjtë, shumë i shtrenjtë”.

Në intervistën e tij të së enjtes me NBC News, presidenti paralajmëroi gjithashtu se do të bënte një “deklaratë të rëndësishme” mbi Rusinë të hënën, por nuk dha detaje shtesë.

“Jam i zhgënjyer nga Rusia… një deklaratë e rëndësishme për të bërë për Rusinë të hënën”, tha presidenti.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat