Policia e Kosovës ka njoftuar se një vajzë që ishte raportuar e zhdukur është gjetur në një banesë me dy persona.
Rasti po hetohet si “Dhunim”.
“DHUNIM – Fushë Kosovë 12.07.2025, 21:00. Dyshohet se një vajzë e cila ishte shpallur e zhdukur është gjet në një banesë me dy persona të dyshuar m/k. Palët janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.



