spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:42
HomeSiguriaPoliciaRritet dhuna në familje – pesë raste të raportuara në një ditë

Rritet dhuna në familje – pesë raste të raportuara në një ditë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë.

Në Prishtinë është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e njëjta dyshohet se ka shkaktuar dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes së saj.

- Advertisement -

Policia ka njoftuar se pas inicimit të rastit e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar një i dyshuar për shkak se i njëjti dyshohet se në gjendje të dehur i ka shkaktuar dhunë psikike dhe fizike 3 viktimave femra kosovare. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia

- Advertisement -

Po ashtu, në Gjakovë është arrestuar e dyshuara për shkak se e njëjta dyshohet se kishte rrahur një grua tjetër. Pas inicimit të rastit, sipas policisë e dyshuara në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt.

Në Malishevë është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se  kishte shkaktuar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje.

Viktima, sipas policisë, ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu, në Gjakovë është arrestuar e dyshuara grua e cila pas një mosmarrëveshje kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj një gruaje tjetër. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat