Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se në Vushtrri është zhdukur një femër.
Nga policia është bërë e ditur edhe se rasti është në procedurë hetimore.
“PERSON I ZHDUKUR – Vushtrri / 07.07.2025 – 08:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti në procedure hetimore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.



