spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:23
HomeEx-BRSSInvazioniUkraina shënjestron Moskën me dronë

Ukraina shënjestron Moskën me dronë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Autoritetet ruse raportuan këtë mëngjes se njësitë e mbrojtjes ajrore ruse shkatërruan gjatë natës 122 dronë ukrainas që kishin në shënjestër kryeqytetin Moskë dhe rajone të tjera ruse.

Deri më tani është raportuar për një person të plagosur dhe një strukturë civile pësoi gjithashtu dëme të vogla në rajonin e Smolenskut që kufizohet me Bjellorusinë, tha guvernatori rajonal Vasily Anokhin.

- Advertisement -

Më shumë se gjysma e dronëve u shkatërruan mbi rajonet Belgorod, Kursk dhe Bryansk që kufizohen me Ukrainën, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Të mërkurën e kaluar, Rusia nisi sulmin e saj më të madh ajror të luftës kundër Ukrainës, me 741 dronë dhe raketa të përdorura.

- Advertisement -

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar njëra-tjetrën për shënjestrimin e civilëve, diçka që të dyja palët e mohojnë.

Një sulm me dron ukrainas ka vrarë një person dhe ka plagosur gjashtë të tjerë në qytetin jugor të Rusisë, Belgorod, raporton guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov.

Gladkov tha se të gjashtë të plagosurit po trajtohen në spital.

Nga ana tjetër NATO ka njoftuar se janë duke i bërë përgatitjet për të transferuar sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Ukrainë “sa më shpejt të jetë e mundur”.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat