spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
22:26
HomeSiguriaPoliciaArrestohet 14 vjeçari me armë dhe sprej, policia apelon tek prindërit për...

Arrestohet 14 vjeçari me armë dhe sprej, policia apelon tek prindërit për më shumë kujdes

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në një rast në Ferizaj një 14-vjeçari i ka gjetur një armë dhe një sprej.

“Më datë 19.07.2025, rreth orës 00:10, policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informatë se një person i dyshuar po mban me vete një armë zjarri dhe një sprej. Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësia policore ka reaguar me shpejtësi dhe ka ndaluar personin e dyshuar, një i mitur 14-vjeçar. Gjatë kontrollit, tek i mituri është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pa fishek) dhe një sprej”.

- Advertisement -

I mituri është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj nga njësia e hetimeve. Në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, ai është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kujdestar për të mitur, policia tha se i mituri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma dhe spreji janë konfiskuar.

- Advertisement -

Pas këtij rasti, policia bëri një apel për qytetarët dhe prindërit.

“Policia e Rajonale e Ferizajt u bën thirrje prindërve, kujdestarëve dhe gjithë komunitetit që të kenë kujdes dhe të edukojnë fëmijët për të qëndruar larg armëve dhe mjeteve të rrezikshme. Çdo përfshirje e të miturve në raste të tilla paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të të tjerëve. Të kujdesemi së bashku për sigurinë e fëmijëve tanë – është përgjegjësi e të gjithëve!”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat