spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:18
HomeSportSheikët nuk i hiqen Ramadanit, ky i fundit ende me dilema

Sheikët nuk i hiqen Ramadanit, ky i fundit ende me dilema

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Nga Serie A mund të largohet një tjetër legjionarë.

Bëhet fjalë për mesfushorin kuqezi Ylber Ramadani, për të cilin sheikët e Al-Ain kanë dhënë shenja se nuk kanë ndërmend të heqin dorë.

- Advertisement -

Ekipi nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndjek prej kohësh Ramadanin, madje përpara startit të Botërorit për Klube, ku morën pjesë këtë vit, trokitën në derën e Lecce-s duke kërkuar informacion zyrtar.

Dëshira e lojtarit është që të vijojë të luajë në nivele të larta, në Serie A, por statusi i tij tek Lecce mbetet i paqartë.

- Advertisement -

“Motori” kuqezi ka një kontratë me Lecce deri në 2026, por me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit, deri në 2027.

Ramadani mbylli një sezon jo pozitiv kjo e kushtëzuar nga raporti i ndërlikuar me dy ish trajnerët Gotti dhe më pas me Giampaolon.

Pavarësisht këtij fakti, Ramadani i bëri një mbyllje fantastike ku goli i tij kundër Torinos i dhuroi Lecce-s një biletë për në Serie A, i mbajti në elitë.

Al-Ain nuk i ndalet Ramadanit, por në të njëjtën kohë, mesfushori vijon përgatitjet me ekipin e Lecce-s, ku nga faza përgatitore, nga videot e publikuar në faqen e klubit, Ramadani shihet duke u stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, me numrin 20 në shpatulla.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat