spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
18:49
HomeSiguriaPoliciaPolicia del me njoftim për qytetarët në Mitrovicën e Jugut

Policia del me njoftim për qytetarët në Mitrovicën e Jugut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut. PK ka njoftuar se për shkak të disa angazhimeve të planifikuara policore për nesër mbyllet për qarkullim shiriti i djathtë i rrugës “Lah Nimani”.

Nga policia është bërë e ditur edhe se, në këtë shirit nuk do të lejohet parkimi i automjeteve prej rrethit të rrugës ,,Mbretëresha Teuta” deri te udhëkryqi i rrugës “Evlia Çelebia” që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025, deri në njoftimin tjetër.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Njoftim me rëndësi për qytetarët e Mitrovicës së Jugut

- Advertisement -

Policia në Mitrovicë njofton qytetarët e Mitrovicës së Jugut se për shkak të disa angazhimeve të planifikuara policore për nesër me datë 02.08.2025, mbyllet për qarkullim shiriti i djathtë i rrugës “Lah Nimani”.

Poashtu në këtë shirit nuk do të lejohet parkimi i automjeteve prej rrethit të rrugës ,,Mbretëresha Teuta” deri te udhëkryqi i rrugës ,,Evlia Çelebia” që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025, deri në njoftimin tjetër.

Policia apelon që ti largojnë automjetet e parkuara nga shiriti i kësaj rruge.

Njësitë policore do të jenë prezentë që nga ora 18:00 e datës 01.08.2025 dhe do të ri-dretojnë trafikun dhe udhëzojnë qytetarët për shfrytëzimin e rrugëve alternative.

Policia kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët për respektimin e ndalimit të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat