Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropian, Riho Terras, pritet të emërohet raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Për emërimin e tij në këtë post duhet të pajohet grupi i PPE-së në Komisionin për politikë të jashtme.
Por, burime të Radios Evropa e Lirë në PE thanë se Terras pritet të emërohet nga ky grup.
Më herët, grupet politike në PE ishin pajtuar që të ndajnë mes vete postet e raportuesve për shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Tani i takon secilit grup që nga radhët e veta të emërojë një raportues për shtetin përkatës.
Grupit të PPE-së kësaj radhe i takon posti i raportuesit për Kosovën.
Tradicionalisht, në 20 vjetët e fundit raportuesi për Kosovën gjithmonë nga qenë nga radhët e Grupit të të Gjelbërve.
Ky grup shënoi rënie të mbështetjes në zgjedhjet e fundit për PE të mbajtura më herët gjatë këtij viti dhe kësaj radhe ky grup do të ketë postin e raportuesit për Maqedoninë e Veriut.
Riho Terras është ish-ushtarak nga Estonia, i cili ka qenë deputet edhe në përbërjen paraprake të Parlamentit Evropian.



