Gjilan, 10 gusht 2025 – Pas publikimit të identitetit të të dyshuarve për vrasjen e dyfishtë në Gjilan, ku mbetën të vrarë dy persona dhe u plagosën dy të tjerë, në rrjetet sociale është shpërndarë një foto e njërit prej tyre në shoqërinë e krerëve më të lartë të shtetit.
Në imazhin e bërë publik, Mefail Shkodra – i dyshuari kryesor, aktualisht në arrati – shihet duke pozuar me një gotë në dorë përkrah kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, në një event të mëparshëm publik, si simpatizant i tyre.
Ky detaj ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, duke nxitur debate mbi lidhjet e mundshme të personave me precedent penal me figurat politike.
Ndërkohë, policia e Kosovës vazhdon operacionin për kapjen e Mefail Shkodrës, ndërsa djali i tij, Enis Shkodra, është arrestuar menjëherë pas ngjarjes dhe po hetohet për përfshirjen në këtë krim.



