Në përvjetorin e rënies, Ndue Palushi kujton komandantin e UÇK-së, Bekim Berisha – “Abeja”
10 maj 1998 – 10 maj 2025 – Në 27-vjetorin e rënies së tij heroike, komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Berisha, i njohur me nofkën “Abeja”, është kujtuar me krenari dhe mirënjohje nga bashkëluftëtari i tij, Ndue Palushi.
Në një rrëfim të ndjerë, Palushi tregon se njohja me Abejën ishte një fat dhe nder i madh:
“Nga Drenica e gjakosur deri në majat e Tropojës krenare, ti ishe legjendë e pavdekshme e lirisë, fryma e guximit dhe zëri i atdheut që thërriste për çlirim. Ti nuk ishe thjesht bashkëluftëtar, por një udhërrëfyes i shpirtit luftarak, një mësues i nderit dhe i burrërisë. Mësova nga ti artin e luftës, si të mposht frikën, si të mos dorëzohem kurrë, si të qëndroj i patundur përballë rrezikut dhe si ta dua këtë tokë më shumë se jetën time.”
Palushi thekson se vepra e Bekim Berishës mbetet një pishtar që ndriçon rrugën e brezave dhe se sakrifica e tij është themeli mbi të cilin u ngrit liria e Kosovës:
“Emri yt, Bekim Berisha – Abeja, do të qëndrojë i skalitur në zemrat tona dhe në historinë e kombit, si simbol i trimërisë së pakrahasueshme, besnikërisë së pathyeshme dhe dashurisë së shenjtë për atdheun. Lufta për komb e atdhe nuk përfundon kurrë.”
Bekim Berisha – “Abeja” ra në altarin e lirisë më 8 maj 1998, duke u bërë një nga figurat më të respektuara të luftës së UÇK-së dhe një simbol i përjetshëm i qëndresës shqiptare.
Lavdi e përjetshme heroit! 🇦🇱🇽🇰