spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
10:16
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ certifikon sot 41 subjekteve politike me 444 kandidatë

KQZ certifikon sot 41 subjekteve politike me 444 kandidatë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot, nga ora 10:00, mbledhjen e radhës, ku pika kryesore e rendit të ditës është certifikimi i grupit të tretë të subjekteve politike dhe kandidatëve për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se bëhet fjalë për 41 subjekte politike, nga të cilat 27 janë iniciativa qytetare, dhe 444 kandidatë në total – përfshirë 25 kandidatë për kryetarë komunash dhe 419 për kuvende komunale.

- Advertisement -

Sipas njoftimit të dërguar nga KQZ, këto janë subjektet politike të cilat janë rekomanduar për certifikim nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike:

Iniciativa Shqipëtare Mogill Kllokot,

- Advertisement -

URA,

Srpska Narodna Sloga,

E Vërteta,

Lidhja e Prishtinës,

Aleanca Shqiptare,

Lëvizja e Pavarur e Kaçanikut,

Iniciativa për Mitrovicën e Veriut,

Forca e Diasporës,

Novo Lice – Narodna Pravda,

Lëvizja për Bashkimin e Shqiptarëve,

Iniciativa qytetare Për Drenas e Kosovë,

Građanska inicijativa Sever za sve, etj.

Po ashtu, janë rekomanduar për certifikim edhe 14 kandidatë të pavarur, të cilët garojnë për poste komunale në qytete të ndryshme të Kosovës.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat