spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:27
HomeSiguriaPoliciaDy persona në kërkim për vjedhje të rëndë, Policia apelon qytetarët për...

Dy persona në kërkim për vjedhje të rëndë, Policia apelon qytetarët për informacione

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe lokalizimin e dy personave që kërkohen për vjedhje të rëndë.

Policia ka publikuar një fotografi të këtyre dy personave, ndërsa tha se nuk dihet mosha, adresa e banimit apo komuna e tyre.

- Advertisement -

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në vazhdimësi ka marrë dhe është duke marrë të gjitha veprimet me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe arrestimit të personave të dyshuar”, thuhet në thirrjen e policisë.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për identitetin dhe vendndodhjen e personave në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në thirrjen e policisë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat