spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
19:30
HomeSiguriaPoliciaDroga kapet, i dyshuari ikën, 21 kg marihuanë të sekuestruara në kufi

Droga kapet, i dyshuari ikën, 21 kg marihuanë të sekuestruara në kufi

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka gjetur 21 kilogramë marihuanë brenda një çante që është hedhur nga një i dyshuar, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes. I dyshuari është hasur i armatosur dhe me çantën në krah në vijën kufitare Kosovë-Shqipëri.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari ka drejtuar armën ndaj zyrtarëve policorë dhe më pas ka hedhur çantën, duke u larguar në zonën malore në drejtim të Shqipërisë.

- Advertisement -

Pas kontrollit të çantës, policia ka gjetur substancën narkotike.

“Policia e Kosovës, respektivisht njësia hetimore nga Departamenti i Kufirit, më datë 20.08.2025, rreth orës 20:30 gjatë veprimeve hetimore në zonën kufitare Kosovë-Shqipëri përgjatë vijës së gjelbër, ka hasur një person të dyshuar i cili po bartte një çantë dhe ishte i armatosur. Personi në momentin që ka vërejtur zyrtarët policorë ka drejtuar armën e zjarrit në drejtim të tyre, duke paraqitur rrezik të drejtpërdrejtë. Zyrtarët policorë kanë tentuar ta ndalojnë duke u prezantuar, mirëpo ai ka hedhur çantën dhe është larguar në zonën malore në drejtim të Shqipërisë,” njoftoi Policia e Kosovës.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat