Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 69 aksidente trafiku.
Sipas raportit 24-orësh, 29 prej tyre janë me të lënduar dhe 40 me dëme materiale.
Ndërkaq, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2 mijë e 430 gjoba, kurse janë arrestuar 14 persona dhe 10 janë dërguar në mbajtje.
Ditë më parë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë periudhës Janar – korrik të këtij viti kanë humbur jetën 59 persona në aksident trafiku, ku 55.9 % prej tyre ose 33 persona kanë qenë shoferë.