spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
12:56
HomeKosovaZgjedhjet 2025KQZ-ja sqaron procedurat e votimit me postë për qytetarët jashtë Kosovës

KQZ-ja sqaron procedurat e votimit me postë për qytetarët jashtë Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Të shtunën në mesnatë ka përfunduar afati 38-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës që dëshirojnë të votojnë me postë në zgjedhjet lokale për kryetarë dhe kuvende komunale.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, theksoi se periudha për votim me postë është e kufizuar dhe fillon më 17 shtator, duke përfunduar më 11 tetor. Ai sqaroi gjithashtu se në këto zgjedhje nuk ka votim në përfaqësi diplomatike, por vetëm përmes postës.

- Advertisement -

“Periudha e votimit përmes postës vlen vetëm për votuesit jashtë Kosovës që janë regjistruar për votim përmes postës në periudhën 23 korrik – 29 gusht 2025. Votimi përmes postës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përmbyllet më 11 tetor. Pra, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, në Zgjedhjet Lokale nuk ka votim në përfaqësi diplomatike, por vetëm përmes postës”, deklaroi Elezi.

Ai theksoi se KQZ-ja do të sigurojë që çdo votues jashtë vendit të marrë pakon me dy fletëvotime, ndërsa është përgjegjësi e secilit që ta dërgojë këtë paketë në kutitë postare të KQZ-së, që janë të vendosura si jashtë vendit, ashtu edhe në Kosovë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat