spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
13:08
HomeSiguriaPoliciaTragjedi në Prishtinë, 24-vjeçarja vritet në një poligon

Tragjedi në Prishtinë, 24-vjeçarja vritet në një poligon

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mbrëmë, një 24-vjeçare ka humbur jetën pas një plagosjeje me armë zjarri në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë.

Mbrëmë rreth orës 19:30, në një poligon në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtinë, një femër është plagosur me armë zjarri.

- Advertisement -

Ajo u dërgua menjëherë për trajtim mjekësor në QKUK, ku rreth orës 22:00 është konfirmuar vdekja e viktimës, L.S., 24 vjeçare.

“Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Në kuadër të hetimeve, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

- Advertisement -

Hetuesit policor, në koordinim me prokurorinë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, i cili me urdhër të prokurorit është iniciuar si: vetëvrasje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat