spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
23:13
HomeLajmePalët e cilësuan të dështuar takimin, Lajçak: Ramë dakord për hapat e...

Palët e cilësuan të dështuar takimin, Lajçak: Ramë dakord për hapat e ardhshëm

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Peter Petkoviq, tha se janë rënë dakord për hapat e mëtutjeshëm.

Ndër të tjera, përmes një postimi në X, Lajçak shton se në këtë takim u diskutua për Marrëveshjen e Ohrit dhe një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara.

- Advertisement -

“Prita sot në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Folëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, e cila ende nuk ka filluar në thelb. Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh të rëndësishme që rrjedhin nga marrëveshjet e kaluara dhe ramë dakord për hapat e ardhshëm”, ka shkruar emisari.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat