spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
11:50
HomeSiguriaPolicia49 iPhone në kabinën e kamionit, arrestohet në Durrës një kosovar për...

49 iPhone në kabinën e kamionit, arrestohet në Durrës një kosovar për kontrabandë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një 53-vjeçar nga Kosova ka rënë në prangat e policisë së Portit të Durrësit, pasi tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri 49 celularë (iPhone), që i kishte fshehur në kabinën e kamionit. Në operacionin “Smartphone” u vu në pranga 53-vjeçari Sahit Idrizi.

“Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje të territorit, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, mbi bazën e analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, finalizuan operacionin policor “Smartphone”, si rezultat i të cilit u godit një rast në fushën e kontrabandës së mallrave. Për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar S. I., 53 vjeç, banues në Kosovë. Në Port Durrës, në hyrje, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte shtetasi S. I, gjetën të fshehura në kabinë, dhjetra celularë (iPhone), për të cilët ky shtetas nuk kishte fatura blerjeje”, shkruan A2cnn.

- Advertisement -

Policia sekuestroi celularët në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin dhe 2 celularë në pronësi të tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat