NASA ka njoftuar se një asteroid me madhësi të një avioni, do të kalojë pranë Tokës gjatë tidës së sotme.
Një nga katër shkëmbinjtë hapësinorë “të rrezikshëm” dhe të quajtur ndryshe si “vrasës i qytetit”, do të lëviz në orbitën tonë në më pak se 12 orë.
I quajtur 2002 NV16, guri kozmik është planifikuar të kalojë brenda një distancë minimale prej 2.8 milionë miljesh nga planeti.
Ai për nga madhësia thuajse e arrin Monumentin e Uashingtonit.
Tjetri asteroid do të kalojë brenda 3.5 milionë milje nga Toka vetëm pak minuta më vonë.
Dy gurët e tjerë të zhavorrit ndërgalaktik – 2015 HM1 dhe 2024 TP17 – tashmë kanë fluturuar në orën 12:36 dhe 4:20 të mëngjesit respektivisht në orën amerikane.
Edhe pse këto distanca mund të duken larg Tokës, të katër shkëmbinjtë hapësinorë konsiderohen potencialisht të rrezikshëm, sepse ata po fluturojnë brenda 30 milionë milje nga planeti ynë.
Ndërsa shumica e asteroidëve nuk do të shkaktonin dëme nëse do goditnin tokën, asteroidi i quajtur 2002 NV16, është mjaft i madh për të fshirë një metropol të madh nga harta (prandaj është quajtur emri “vrasës i qytetit).
“Shkencëtarët mund të llogarisin orbitat e objekteve pranë Tokës me një saktësi të lartë kur ato bëhen mjaft të ndritshme për t’u dalluar dhe kështu ne e dimë me siguri se asnjë nga objektet që kalojnë Tokën sot nuk mund të përplasen me planetin”, tha astronomi britanik Finn Burridge për Daily Mail. .
NASA zbulon çdo vit numër të madh të asteroidëve, shumë nga ta të mëdhenj që nëse do të goditeshin, efekti do të ishte katastrofik.
Për fat të mirë, shkencëtarët janë në gjendje t’i përdorin këto “përafërsi” për të kapur imazhet e radarëve të asteroidëve, duke mbledhur potencialisht njohuri në orbitat e tyre të ardhshme.
Këto të dhëna teorikisht do t’i lejojnë ata të parashikojnë më mirë se kur do t’i afrohen Tokës në të ardhmen dhe në këtë mënyrë të përcaktojnë nëse ata janë planifikuar të tronditin botën tonë.
Dy asteroidët janë planifikuar të ‘vizitojnë’ planetin tonë në dekadat e ardhshme.
2024 TR6 do të kthehet më 5 gusht 2039, këtë herë në një distancë shumë më të afërt prej vetëm 1.2 milionë miljesh.
Ndërkohë, turneu i rikthimit të 2024 TP17 është planifikuar për 25 tetor 2040, kur do të kalojë brenda 1.3 milionë miljeve.