spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:03
HomeKulturëPosta italiane i kushton pullë postare traditës së Horës së Arbëreshëvet

Posta italiane i kushton pullë postare traditës së Horës së Arbëreshëvet

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Italia emetoi një pullë postare kushtuar komunitetit të arbëreshëve.

Posta italiane njoftoi se pulla u emetua nga Ministria e Biznesit dhe Made in Italy. Pulla i përket serisë tematike “vlerat sociale”, i kushtohet komunitetit arbëresh të Piana degli Albanesi dhe ka vlerë tarifore të zonës B 1, e barabartë me 1,35 €.

- Advertisement -

Tirazhi i saj do të jetë prej 200 025 copë, të shtypura nga Istituto Poligrafico e Zecca dello Stato S.p.A.

- Advertisement -

Vinjeta e pullës postare ka në qendër veshjen tradicionale të gruas së Horës së Arbëreshëvet, një prej simboleve të trashëgimisë kulturore arbëreshe.

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët tha se, kjo pullë paraqet një moment të rëndësishëm për ruajtjen e diversitetit kulturor në vendin fqinj dhe ruajtjen e identitetit kulturor të komunitetit arbëresh të Horës. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat