spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:39
HomeKulturëVIA EGNATIA ose rrugë romake me asfalt!

VIA EGNATIA ose rrugë romake me asfalt!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vite më parë, në një studio televizive pyesja një ministre se si është e mundur që kemi kaluar nga faza, monumentet rrënohen se nuk ka buxhete, në fazën japim buxhete për të shkatërruar monumentet.

Asokohe përgjigja që mora u mbajt pas argumentit, se kur punohet bëhen dhe gabime. Një dekadë më vonë, të gabuarit në të punuar ka marrë përmasa të jashtëzakonshme dhe të paimagjinueshme.

- Advertisement -

Mund të jetë një imazh i 5 persona, motoçikletë dhe rrugë

Të fusësh një rrugë romake që na ka lidhur me Lindjen e Perëndimin në kuti asfalti, të lidhësh gurët e Via Egnatias me materiale që nuk respektojnë elementët bazë të trashëgimisë as kriteret e restaurimit, duke u krenuar me autenticitet është jo vetëm rrënim e gafë, por është falimentim i gjithë zinxhirit administrativ, që përfshin qeveri lokale e qendrore, përfshi Akademinë e Shkencave që do i bënte oponencë qeverisë sipas reformës.

- Advertisement -

Duke uruar që ministria e linjës të distancohet nga kjo ndërhyrje tërësisht e patolerueshme, pamja e kësaj rruge është këmbanë alarmi e një sistemi që ose nuk ka më profesionistë ose nuk i pyet.

2 mijë vjet pas romakëve, ne ndjekim modele barbare. Shame on us! /Fatmira Nikolli

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat