spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:05
HomeKulturëFestivali i Artistëve të Rrugës, edicioni i 7-të në Kukës

Festivali i Artistëve të Rrugës, edicioni i 7-të në Kukës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Fundjava që lamë pas i solli gjallëri qytetit të Kukësit, ku u zhvillua edicioni i 7-të i Festivalit të Artistëve të Rrugës.

Animatorë dhe instrumentistë bashkuan fëmijët dhe qytetarët e Kukësit të cilët ndoqën me kuriozitet performancat e këtij festivali interaktiv, zhvilluar në sheshin përpara Muzeut Etnografik.

- Advertisement -

Në shesh u vendosën stenda të cilat ftonin të angazhoheshin të mëdhenj e të vegjël, për të shprehur talentin e tyre në pikturë.

Artistët thanë se qëllimi i festivalit është pikërisht ndërveprimi me publikun, sidomos në një qytet si Kukësi që shpesh konsiderohet si qytet-tranzit.

- Advertisement -

Alma Canaj, presidente e festivalit shprehet se nuk është i lehtë si aktivitet por qëllimi  në vetvete për të angazhuar edhe publikun në këtë festival, e bën atë tërheqës.

Iris Canaj, organizatorja e festivalit, vë theksin tek çuarja e artit në hapësira publike për të mos pritur që publiku të shkojë domosdoshmërisht në institucionet e mirëfillta kulturore publike apo private.

Aktiviteti u mirëprit nga qytetarët e Kukësit, të cilët u angazhuan së bashku me performuesit pa dallim moshe. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat