spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
16:16
HomeSiguriaPoliciaHoxha takon zyrtarin e FBI-së: Bashkëpunimi ka dhënë rezultate konkrete

Hoxha takon zyrtarin e FBI-së: Bashkëpunimi ka dhënë rezultate konkrete

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka pritur sot në një takim zyrtar atasheun e ri Ligjor të FBI-së për Kosovën, Brendan Collins, i cili e ushtron mandatin e tij nga selia në Sofje të Bullgarisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, mirëpriti Collinsin në ambientet e Policisë së Kosovës, duke i uruar mirëseardhje dhe suksese në pozitën e tij të re.

- Advertisement -

Në këtë vizitë, Collins shoqërohej nga bashkëpunëtorë të FBI-së, si dhe nga përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

“Gjatë takimit, palët diskutuan për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe FBI-së, me fokus të veçantë në fushën e sigurisë dhe luftën kundër krimit të organizuar”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Sipas njoftimit, Hoxha theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve ka qenë gjithmonë i ngushtë dhe efektiv, duke prodhuar rezultate konkrete në terren.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për të forcuar partneritetet ndërkombëtare, me qëllim rritjen e sigurisë për qytetarët tanë. Bashkëpunimi me FBI-në është një prej shtyllave të rëndësishme në këtë drejtim”, deklaroi ai.

Në fund të takimit, të dy palët ritheksuan vullnetin për vazhdimësinë e një partneriteti të fortë dhe për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat