Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shpërndarë një postim në profilin e tij ku shihet i ulur për kafe me kundërkandidatët e tij për garën e 22 tetorit. Në takim mungonte vetëm kandidati i Vetëvendosjes, Sylejman Meholli.
“Na ndajnë vetëm edhe pak orë nga nisja e fushatës. Këtë mëngjes në Vushtrri u takuam miqësisht me kundërkandidatët për kafe. Na pret një muaj plot aktivitete, por për ne mbetet detyrë e parë të përcjellim mesazhin e qytetarisë dhe të bëjmë një fushatë të ndershme. Vushtrria është mbi çdo garë. Faleminderit të gjithëve që pranuat ftesën. Na priftë e mbara!”, shkroi Idrizi.