spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:57
HomeKosovaZgjedhjet 2025LVV-ja nis fushatën, Kurti: Ka ardhur koha që qeverisja e mirë të...

LVV-ja nis fushatën, Kurti: Ka ardhur koha që qeverisja e mirë të shtrihet edhe në komuna

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka hapur më 12 shtator zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale.

Kryetari i saj, Albin Kurti, nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u bëri thirrje qytetarëve që të besojnë në vizionin e tyre për ta shtrirë modelin e qeverisjes qendrore edhe në nivel komunal.

- Advertisement -

“Ndryshimi nuk mund të ndalet. Kundërshtarët kanë provuar ta pengojnë, por kanë dështuar dhe do të dështojnë sërish. Jo pse jemi të fortë, por sepse jemi të drejtë; jo pse jemi të ashpër, por sepse jemi të arsyeshëm. Ne duam një Kosovë që zhvillohet me drejtësi dhe funksionon për popullin e vet”, ka thënë Kurti.

Ai theksoi se qytetarët janë lodhur nga “komunat dembele” dhe se tash është momenti për modernizim, mirëqenie, pastërti dhe siguri.

- Advertisement -

“Paramendoni sa investime të mira do të bëheshin sikur qeverisjet lokale të udhëhiqeshin ashtu si qeverisja qendrore. Duam kryetarë që punojnë ditë e natë, e jo që ankohen orë e çast”, u shpreh Kurti.

Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme lokale janë mundësia për ta shtrirë qeverisjen e kujdesshme dhe të drejtë në çdo komunë të Kosovës.

Kurti lavdëroi kryetarët e komunave që janë udhëhequr nga LVV-ja, duke thënë se nuk ka nevojë për të folur për punët e tyre të mira, pasi ato shihen.

“Ne se bashku e kemi shpëtuar Kosovën nga prangat e korrupsionit dhe tendencat për ndarje. Do ta çlirojmë secilën komunë nga hajnia e partive të tjera. Subjekti që zhvillimin nuk e sheh të betoni i vrazhdët por të gjelbërimi. Ne kemi nevojë për kryetarë komunash që bashkëpunojnë me qeverinë. Shikoni arritjet në komunat ku ka drejtuar VV-ja. Prishtina që do të ketë për kryetar një nga ministrat më të suksesshëm që Kosova ka patur ndonjëherë, Hajrullah Çekun”, tha Kurti.

LVV-ja udhëheq në Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime, Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq.

Zgjedhjet lokale pritet të mbahen më 12 tetor.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat