Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të 12 tetorit është duke vazhduar fushata informuese nëpër komuna të ndryshme.
Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se komisionet komunale të zgjedhjeve të komunave Gjakovë, Mitrovicë e Jugut dhe Junik kanë organizuar tryeza informuese me përfaqësues të subjekteve politike.
“Gjatë këtyre takimeve janë trajtuar çështje kyçe të procesit zgjedhor, përfshirë: Regjistrimin për votim të personave me nevoja të veçanta, votimin jashtë Kosovës, si dhe mënyrat dhe procedurat e votimit. Nominimet dhe formula e trupave menaxhuese të zgjedhjeve (Këshillat e Vendvotimeve, Qendrat e Votimit me Kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe Qendrat Komunale të Numërimit), si dhe Fushata zgjedhore”, thuhet në njoftim.