spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:57
HomeSiguriaPolicia47 aksidente dhe mbi 2000 gjoba në vetëm një ditë

47 aksidente dhe mbi 2000 gjoba në vetëm një ditë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë evidentuar statistika të rëndësishme lidhur me trafikun dhe rendin publik.

Gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 26 aksidente me të lënduar dhe 21 aksidente me dëme materiale.

- Advertisement -

Në total, janë shqiptuar 2005 tiketa trafiku. Sa i përket veprimeve policore, janë arrestuar 3 persona dhe po aq persona ndodhen në mbajtje policore, ndërsa nuk ka persona në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat