spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
04:39
HomeKosovaZgjedhjet 2025Ismaili: Prishtina është jeta jem, shtëpia jem – aty ku e kam...

Ismaili: Prishtina është jeta jem, shtëpia jem – aty ku e kam kriju familjen

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se politika për mua është një angazhim fisnik, ku sinqeritetin e ka parim.

Ndërsa gjendet në rrugëtimin e tij për zgjedhjet e 12 tetorit për të kapur timonin e kryeqytetit, ai u shpreh se qytetarët e Prishtinës janë ‘ngopur’ me premtime boshe.

- Advertisement -

”Në Prishtinë jena lodh prej fjalëve, premtimeve. Duhet me ju tregu njerëzve edhe nëse s’mundesh. Prishtina është jeta jem, shpia jem. Ku e kam bo familjen, fëmija më shkojnë në të njëjtën shkollë ku kam shku unë në ‘’Ismail Qemail’’”.

”Është shumë e lehtë kur e ke familjen me veti me vendosë me nejt. Potenciali i Prishtinës është shumë më i madh se kaq. Prishtina është vend që inspiron. Na po e din që ekziston, por njerëzit që po qeverisin nuk po na mirëkuptojnë. Unë kam qenë në punë në Ministri të Shëndetësisë, që kam pasë kundërshtarë politikë, që kanë udhëheqë klinika të caktuara. Dhe kur ata e shohin tek ty, se qëllimi yt është përmirësimi i jetës së njerëzve edhe ata kanë me ulë shtigjet”, transmeton klankosova.

- Advertisement -

”Nëse ti je i sinqertë, i inspiron njerëzit, i harrojnë librezat partiake. Unë Prishtinën e kam qytet që jetoj këtu, pi kafe këtu, dal vet, shëtis vet, kam shoqëri në çdo lagje të Prishtinës. Unë prapë kam me dalë qitu se s’kam ku me shku dikund tjetër. Politika për mua është angazhim fisnik.

”Ne mund të bëhemi komplet cinik, por është jashtëzakonisht gabim. Ky qytet ka njerëz të jashtëzakonshëm. Na e dojmë Prishtinën me krejt zemrën tonë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat