spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:47
HomeKulturëNga festivalet te shfaqjet dhe ekspozitat, aktivitetet kulturore të kësaj jave në...

Nga festivalet te shfaqjet dhe ekspozitat, aktivitetet kulturore të kësaj jave në Shqipëri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kjo javë do të jetë e mbushur me aktivitete të ndryshme artistike-kulturore.

Një nga aktivitetet më të rëndësishme është Java Kulturore e Arabisë Saudite e cila do të sjellë një numër të madh ngjarjesh, prej datës 16 deri më 20 shtator. Në aktivitetin hapës të Javës Kulturore të Arabisë Saudite, i cili do të zhvillohet më datë 16 shtator, në orën 18:00, në Pallatin e Kongreseve do të marrin pjesë Ambasadori i Arabisë Saudite, Ministri i Kulturës së Arabisë Saudite si dhe përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit në Shqipëri.

- Advertisement -

Si çdo vit me datë 16 shtator, do të mbahen aktivitetet e Festës së Pezës, një ditë e rëndësishme që kujton 16 Shtatorin 1942, kur u mbajt Konferenca e Pezës, një moment historik i bashkimit të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Veprimtaria përkujtimore dhe festive që organizohet nga Bashkia Tiranë me rastin e 83-vjetorit të Mbledhjes së Pezës, do të nisin në orët 10.00 me ceremoninë zyrtare përkujtimore në memorialin e Pezës, në nderim të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Programi do të vijojë gjatë gjithë ditës deri në mbrëmje me lojëra tradicionale, valle popullore, koncerte, shfaqje teatrale dhe aktivitete të shumta kulturore e artistike.

Edicioni i 20-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri mbahet nga 15 deri më 20 shtator 2025, duke sjell në Tiranë 36 filma të përzgjedhur nga mbi 3400 aplikime, me temën “Të Drejtat e Njeriut në Epokën Digjitale”.

- Advertisement -

Panairi Fun Fair do të mbahet në datat 19, 20 dhe 21 shtator nga ora 10:00 deri në 19:00, në sheshin Italia në Tiranë me aktivitete të shumta dedikuar fëmijëve.

Ndërkohë në COD-Kryeministri vijon të jetë e hapur deri në fund të muajit për publikun ekspozita “Tempo” e Jakup Ferrit.

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” sjell shfaqjen “Fundjava magjike” në datat 16 dhe 17 shtator, ora 10:30 në Sallën 150, ArTurbina,.

“Kërkohet një tenor”, është komedia që bashkon operën, dashurinë dhe situata më të çmendura dhe do të ngjitet në skenë në datat 18, 19, 20 dhe 21 shtator, ora 20:00 në sallën Centrali 400, te ArTurbina.

Në TKOBAP në datën 17 shtator ora 20:00 mbahet një mbrëmje gala me sopranon shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho e shoqëruar nga orkestra e TKOBAP-së nën dirigjimin e mastros Fabrizio Maria Cerminati.

Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Tiranë, do të organizojnë më 20 shtator, ora 11:00 një event kushtuar letërsisë frankofone, ku përkthyes dhe botues të mbështetur nga programi i përbashkët PAP do të ndajnë përvoja dhe ide mbi rolin e frankofonisë në Shqipëri.

Teatri i Kukullave do të shfaqë në datat 20 dhe 21 shtator në orën 10:30 dhe 11:30 “Zemërimi i shkronjave”, 40 vjet pas premierës. Gjithashtu Tetari i Kukullave do të vërë në skenë “Një përmbledhje magjike”, po në këto data në orën 17:00, një spektakël që bashkon numrat më të bukur të cirkut.

Edicioni i 15-të i Festivalit të Filmit Ballkanik dhe Kulinarisë do të mbahet në datat 16 deri më 20 shtator në Qendrën Kulturore Lasgush Poradeci në  Pogradec. Gjatë këtyre ditëve, rreth 50 filma të zhanreve të ndryshme do të shfaqen në Qendrën Kulturore Lasgush Poradeci. Ky event është një festë e kulturës, ku arti dhe kulinaria bëhen ura bashkimi mes vendeve dhe njerëzve.

Po në Pogradec do të mbahet më 19 shtator Festivali i Poetëve Bregliqe­norë, një iniciativë me synim zhvillimin e turizmit kulturor, promovimin e përbashkët të qyteteve Pogradec, Ohër, Strugë, thellimin e bashkëpunimit mes Institucioneve vendore dhe promovimin e Biznesit Lokal.

Qendra Kombëtare e Librit dhe e Leximit në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Tiranë, do të organizojnë më 20 shtator, ora 11:00 një event kushtuar letërsisë frankofone, ku përkthyes dhe botues të mbështetur nga programi i përbashkët PAP do të ndajnë përvoja dhe ide mbi rolin e frankofonisë në Shqipëri.

Po ashtu edhe në Shkodër vijon ekspozita “Homeward” ku paraqiten punimet e 33 artistëve e cila do të qëndrojë e hapur deri më 13 tetor 2025 në: Radio Shkodra, Auditori Françeskan, Art House – Shtëpia e Vjetër e Familjes Paci, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi dhe Galeria e Arteve të Shkodrës.

Ekspozita “HERE AND NOW” e artistit, Verim Zendeli, e kuruar nga Jelldez Asani dhe Elton Koritari, prezantohet për herë të parë në hapësirën e e Piramidës nga data 17 shtator deri më 26 tetor, ora 19:00.

“Here and Now” shënon një hap të ri në rrugëtimin krijues të Zendelit, i frymëzuar nga reflektimet filozofike të Walter Benjamin mbi hapësirën dhe kohën. Në qendër të ekspozitës është marrëdhënia midis veprës, hapësirës ku ajo shfaqet dhe publikut që e përjeton. Instalacionet dy dimensionale dhe tri dimensionale nuk janë vetëm objekte për t’u parë, por mjedise ku koha, lëvizja e vizitorit dhe drita krijojnë një dialog të gjallë e dinamik. Kështu, publiku bëhet pjesë aktive e kuptimit dhe qëllimit të veprës. Një përvojë që tejkalon format tradicionale të shprehjes vizuale dhe hap një diskurs të ri shumëdimensional në artin bashkëkohor. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat