spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
08:04
HomeKulturëSot përkujtohet 83-vjetori i Konferencës së Pezës

Sot përkujtohet 83-vjetori i Konferencës së Pezës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Përkujtohet sot Konferenca e Pezës, mbajtur më 16 shtator 1942. Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të forcave antifashiste shqiptare, me synim që të formohej një front i përbashkët lufte kundër okupatorit.

Disa prej vendimeve më të rëndësishme të konferencës së Pezës janë:

- Advertisement -

1- Krijimin e Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar, ku do të bënin pjesë antifashistë pa dallim feje, krahine dhe ideje;

2- Mobilizimin e popullit në luftë kundër pushtuesve fashistë;

- Advertisement -

3- Ngritjen e Këshillave Nacionalçlirimtarë në të gjithë vendin;

4- Rreshtimin e Shqipërisë përkrah koalicionit antifashist anglo-sovjeto-amerikan;

5- Krijimin e një Shqipërie të lirë, të pavarur e demokratike pas lufte.

Sa për çështjen e rikthimit të mbretit Zog u vendos që vendimi të merrej pas lufte nga vetë populli shqiptar. Lidhur me çështjen e Kosovës, u arrit në përfundimin që ajo të zgjidhej pas luftës, mbështetur në të drejtën e vetëvendosjes.

Në fund të punimeve Konferenca zgjodhi Këshillin e Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, me kryetar Kamber Qafëmollën.

Si çdo vit më datë 16 shtator, do të mbahen sot edhe aktivitetet në përkujtim të kësaj dite të rëndësishme historike për vendin tonë.

Veprimtaria përkujtimore dhe festive që organizohet nga Bashkia Tiranë me rastin e 83-vjetorit të Konferencës së Pezës, do të nisin në orën 10:00 me ceremoninë zyrtare përkujtimore në memorialin e Pezës, në nderim të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Programi do të vijojë gjatë gjithë ditës deri në mbrëmje me lojëra tradicionale, valle popullore, koncerte, shfaqje teatrale dhe aktivitete të shumta kulturore e artistike. /atsh

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat