spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:39
HomeKulturëHapet në Tiranë Java Kulturore e Arabisë Saudite

Hapet në Tiranë Java Kulturore e Arabisë Saudite

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Arti, tradita dhe kultura e Arabisë Saudite u prezantuan sot në kuadër të Javës Kulturore, e cila vjen për herë të parë në Shqipëri.

Java Kulturore e Arabisë Saudite, e cila u hap pasditen e sotme tek Pallati i Kongreseve në Tiranë synon të ndërtojë ura të forta miqësie përmes artit, traditës dhe historisë mes dy vendeve.

- Advertisement -

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ambasadori i Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Ghazi Hivzi.

Aktivitetet janë ndërtuar në mënyrë të atillë që të nxjerrin në pah ndërthurjet kulturore midis artit saudit dhe atij shqiptar duke treguar se traditat lidhen dhe pasqyrojnë identitete të përbashkëta.

- Advertisement -

Vizitorët patën mundësinë të zbulojnë nga afër historinë, artin dhe vlerat që e kanë bërë Arabinë Saudite një vend me trashëgimi të pasur dhe një vizion modern drejt së ardhmes.

Në Pallatin e Kongreseve u hap edhe ekspozita me dorëshkrime arabe të rralla, një pasuri e çmuar që ruhet me kujdes në bibliotekat e Mbretërisë.

Ndërsa në Këndet e Punimeve Artizanale, artizanët sauditë demonstruan mjeshtërinë e tyre, duke ofruar mundësinë për të mësuar mbi teknikat tradicionale dhe trashëgiminë kulturore të një vendi i gjithi për t’u zbuluar.

Pjesë e programit ishte edhe ekspozita e instrumenteve muzikore tradicionale, raporton atsh.

Në ditët në vazhdim vizitorët do të shijojnë produktet tradicionale të Arabisë Saudite. Nuk do të mungojnë dhe performanca të përbashkëta mes muzikantëve sauditë dhe shqiptarë, si dhe koncerte nga artistë të njohur.

Në vijim të aktiviteteve vijnë dhe shfaqjet e filmave të shkurtër, që sjellin në ekran pasurinë dhe larminë e rajoneve të ndryshme të Arabisë Saudite, duke pasqyruar trashëgiminë, traditat dhe artin e vendit.

Java Kulturore e Arabisë Saudite, e organizuar me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit do të zhvillohet deri më 20 shtator.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat