spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:25
HomeBotaAziaNë pragun e luftës: Izraeli dhe Irani vazhdojnë betejën e tyre nga...

Në pragun e luftës: Izraeli dhe Irani vazhdojnë betejën e tyre nga nga ajri

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

storm•/Lufte: Izraeli ka kryer një valë sulmesh ajrore kundër objektivave iraniane, të cilat janë përshkruar si të suksesshme, me të paktën 20 objekte ushtarake të goditura. Megjithatë, mediat iraniane dhe burime të Gardës Revolucionare Islamike po përpiqen të minimizojnë rëndësinë e këtyre sulmeve, duke i cilësuar pretendimet izraelite si “propagandë të ekzagjeruar” dhe duke theksuar se dëmet janë të kufizuara.

Irani e gjen veten në një pozitë të ndërlikuar. Ndërkohë që nuk mund të heqë dorë nga e drejta për hakmarrje, për momentin duket se nuk do të përfshihet në një kundërpërgjigje të menjëhershme. Mediat dhe regjimi po fokusohen në minimizimin e dëmeve të shkaktuara, duke fshehur informacionet për të mbajtur kontrollin e situatës. Po ashtu, sulmet izraelite, megjithëse goditën disa baza ushtarake, nuk prekën objektiva kritike si objektet bërthamore apo infrastruktura e energjisë, gjë që mund të ketë çuar në përshkallëzim më të rëndë.

- Advertisement -

Në këtë situatë, SHBA ka ndërhyrë për të qetësuar tensionet, duke kërkuar që të ndalet përshkallëzimi i mëtejshëm. Një sulm më i gjerë nga ana e Izraelit, i cili mund të kishte përfshirë objektiva të ndjeshëm të Iranit, u shmang pas konsultimeve me Uashingtonin, dhe kjo kufizoi përmasat e krizës.

Në përfundim, për momentin duket se kriza është e kontrolluar dhe se përshkallëzimi i mëtejshëm është shmangur, të paktën përkohësisht.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat