spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:41
HomeKosovaZgjedhjet 2025Ekrem Hyseni: Të rinjtë janë sotmja dhe e ardhmja e Podujevës

Ekrem Hyseni: Të rinjtë janë sotmja dhe e ardhmja e Podujevës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati për kryetar të Podujevës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Ekrem Hyseni, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë llapjanë, ku ka theksuar rolin e tyre si faktor vendimtar në zhvillimin e komunës.

Hyseni u shpreh se të rinjtë nuk janë vetëm e ardhmja, por edhe e sotmja e Podujevës, duke i cilësuar ata si “shpirti i fitores së LDK-së më 12 tetor”.

- Advertisement -

Në diskutim, sipas tij, të rinjtë kanë ngritur shqetësimet e tyre për mungesën e përkujdesjes nga pushteti aktual dhe për pengesat që hasin në krijimin e mundësive dhe hapësirës që meritojnë.

“Këta të rinj kanë vullnet, gatishmëri, dije dhe përkushtim për të kontribuar në zhvillimin e Podujevës. Qeverisja jonë do t’i trajtojë me dinjitet dhe barazi, duke u hapur rrugë të reja bashkëpunimi dhe mundësish,” ka deklaruar Hyseni.

- Advertisement -

Ai shtoi se LDK-ja do të jetë në krah të rinjve gjatë gjithë procesit të qeverisjes, duke theksuar se në rrugëtimin drejt zgjedhjeve të 12 tetorit, partia dhe të rinjtë janë bashkërisht si një trup i vetëm.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat